Arbëri

Aeroplani i quajtur dëshirë

Foto: Koha

Një letër synimi, një fitore “historike” e diplomacisë dhe rrëfimet religjioze në Parlament

1.

Premisa themelore në debatin publik se për cilën anë të Atlantikut duhet të përcaktohet Kosova, ka mbërritur te dogma religjioze, ajo e pagabueshmërisë së Amerikës, për dy arsye themelore.

E para, SHBA-ja demonstroi qëndrueshmëri dhe fuqi prijëse në dy ndryshimet epokale të Kosovës. Ato u prinë (së bashku me aleatët e vet evropianë, e më vonë edhe me aleatët në nivel botëror) çlirimit të Kosovës dhe pavarësimit të saj. Pra, për gjeneratën që përjetoi çlirimin në kushte konfrontimi me gjenocid dhe pastaj pavarësimin, besimi në Amerikë kaloi pothuajse në kult religjioni.

E dyta, ky kult religjioni u shndërrua në koniukturë politike. Si dhe në çdo situatë kulti, dolën në shesh intepretuesit e shenjave mesianike: në diskursin politik kosovar çdo ditë ka analistë e politikanë kosovarë që tregojnë se çka është ajo që do apo nuk do Amerika. Në këtë rast Amerika, si trup hyjnor, jo një shtet i madh me tërë shumëllojshmërinë e bindjeve, mendimeve e besimeve që balansohen në një demokraci që është marrë si shembull prej popujve të tjerë përgjatë shekujve.

Dhe, në këtë bashkëdyzim, çkado që të thotë presidenti Trump do të jetë e pagabueshme, ndonëse siç shkrova dje, niveli i gabueshmërisë së tij në trajtimin e COVID-19 mund të cilësohet si monumental.

Besimi në pagabueshmëri, megjithatë, vazhdon dhe është lehtë i ilustrueshëm. Kur i biri i presidentit Trump, që mban emër të njëjtë si babai, shkroi në Twitter se SHBA-ja duhet t’i tërheqë ushtarët e vet prej Kosovës, ky u mor në pjesën e opionionit publik (medie dhe parti politike) si të ishte edikt i ardhur nga intepretimet e librave të shenjtë. Si i këtillë u prezentua edhe në debat parlamentar në votën e mosbesimit.

Vështrimin e plotë mund ta lexoni në gazetën Koha Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar falas.