Arbëri

Vetëvendosje thotë se i janë bashkuar shumë qytetarë nga diaspora e Zvicrës

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se i janë bashkuar shumë qytetarë të diasporës në Zvicër.

“Sot, në Qendrën e Lëvizjes Vetëvendosje të Zvicrës pas aderimeve të shumta nga Kantonet e Bernit, Arau-s dhe Friburg-ut u mbajtën mbledhjet zgjedhore dhe u themeluan pikat e Arau-s, Fribourgut si dhe u ristrukturua pika e Bernit pas anëtarësimeve të reja në këtë pikë”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

“Përgatitja dhe përvoja e tyre profesionale plotëson Lëvizjen Vetëvendosje me kuadër të ri që është i domosdoshëm për ecjen përpara të Alternativës tonë Qeverisëse. Qendra jonë po vazhdon me shtrirje gjithandej Zvicrës dhe po përgatitet për ndryshimin e madh dhe fitoren Lëvizjes Vetëvendosje”.