Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ndërpriten punimet në rrugën Deçan – Plavë

Në saje të angazhimeve ndërkombëtare, gjatë ditës autoritetet e Kosovës kanë ndërprerë punimet, siç i cilësojnë mediat e Beogradit, e kundërligjshme në rrugën në zonën e  mbrojtur të manastirit të Deçanit, transmeton Koha.net.

Kështu, sipas këtyre medieve, ka njoftuar dioqeza e Rashkë-Prizrenit të Kishës Ortodokse Serbe, e cila përmes rrjetit social Twitter thotë se makineria tashmë është tërhequr nga punishtja.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lexoni edhe: 

Kisha serbe kërkon ndalimin e punimeve në rrugën Deçan – Plavë, Lekaj e Ramosaj thonë se s’ka arsye për t’u ndalur

Më heret ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, kishte deklaruar se punimet nuk do të ndërkrehen, meqë nuk po bëhej kurrfarë shkeljeje.