Arbëri

BE përkrahë Kosovën në ngritjen e cilësisë së arsimit

Foto: Koha / ilustrim
 

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, për nder të Ditës së Evropës, ka lansuar sot fushatën për arsimin cilësor para studentëve të Kolegjit IBCM në Mitrovicë.

Në këtë takim me studentët, u tha mes tjerash se BE-ja përkrahë Kosovën në përmirësimin e cilësisë së arsimit, nga planifikimi strategjik, infrastruktura, teknologjia, trajnimi i mësimdhënësve dhe administrate, bursat në universitetet evropiane dhe pjesëmarrja në programe të avancuara.