Arbëri

Vazhdimi i dialogut pret kthimin e Haradinajt dhe presidentin e ri të Serbisë

 

Vazhdimi i dialogut midis Beogradit e Prishtinës në Bruksel pritet të vazhdojë pas inaugurimit të presidentit të ri të Serbisë, përkatësisht kthimit në Kosovë të Ramush Haradinajt pas përfundimit të rastit gjyqësor që po zhvillohet ndaj tij në Francë në bazë të një kërkese të Serbisë. Kështu vlerësojnë burime diplomatike të përfshira në dialogun e Brukselit, citon Danas i Beogradit, transmeton Koha.net.

Siç vlerësohet, kthimi i Haradinajt në Kosovë do të duhej të përputhej me zgjedhjen e presidentit të ri të Serbisë.