Arbëri

Valdete Dakës do t’i besohet edhe një mandat në krye të KQZ-së

Valdete Daka do të emërohet edhe për shtat vjet kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Besimin për ta drejtuar këtë institucion do t’ia japë brenda pak ditësh presidenti Hashim Thaçi, shkruan sot Koha Ditore.

Burime në Presidencë kanë konfirmuar të enjten se kreu i shtetit nuk do të vendosë dikë tjetër në krye të KQZ-së.

“Shumë shpejt, ndoshta nesër, presidenti do të marrë vendim që znj. Daka edhe për një mandat ta drejtojë KQZ-në. Sot e ka pritur në takim dhe kanë biseduar për një mori çështjesh, përfshirë edhe për mandatin e ri”, ka thënë ky burim të enjten. “Anëtarët e KQZ-së mund të mos emërohen përnjëherë me znj. Daka, meqë disa parti ende nuk i kanë ofruar propozimet tek presidenti”...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)