Arbëri

Hoxhaj fton qytetarët të jenë pjesë e kulturës frënge

 

Nën organizimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe të partnerëve ndërkombëtarë nga vendet frankofone, kanë vazhduar aktivitetet në kuadër të përfundimit të Javëve të Frankofonisë në Kosovë, njofton kumtesa ministrore transmeton Koha.net.

Një konferencë ndërkombëtare për mësimin e gjuhës dhe letërsisë frënge ishte aktiviteti i radhës që hapi dyert sot në Prishtinë për profesorë, akademikë, ekspertë dhe studentë e dashamirës të gjuhës frënge, ngjarje kjo që vjen në korniza të Javëve të Frankofonisë si dhe anëtarësimit të Universitetit të Prishtinës në Agjencinë Universitare të Frankofonisë (AUF), të cilën ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj e ka vlerësuar ngjarje të rëndësishme.