Arbëri

Shtyhet seanca ndaj katër pjesëtarëve të VV-së

Seanca gjyqësore ndaj katër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje është shtyrë për në orën 14:00, pasi ka munguar Adea Batusha.

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë për sot është caktuar seanca e dytë kundër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje Frashër Krasniqi, Atdhe Arifi, Egzon Haliti dhe Adea Batusha.

Avokati i Krasniqit Tomë Gashi ka bërë të ditur se në këtë seancë Gjykata do të duhet të vendosë lidhur me kërkesën e avokatëve për kundërshtimin e provave dhe hedhjen e aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Krasniqi, Arifi, Haliti dhe Batusha akuzohen për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës në gushtin e vitit të kaluar.