Kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka mirëpritur Platformën Konsensuale të dërguar krerëve të partive politike nga e kreu i PDK-së Kadri Veseli.
Haradinaj ka thënë se mirëpresin mundësinë t’u koordinuar më shumë me të gjithë spektrin politik për temat të interesit nacional dhe se një gjë e tillë është më se e nevojshme, raporton KTV.
Veseli në cilësinë e udhëheqësit të koalicionit parazgjedhor PAN u ka dërguar liderëve politik Platformën që e ka quajtur konsensuale dhe gjithëpërfshirëse për agjendën shtetërore të Kosovës.
LEXO EDHE: Veseli del me “platformë konsensuale dhe gjithëpërfshirëse e agjendës shtetërore”
Në ndërkohë, Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti, ka thënë se LDK-ja do të marrë vendim në strukturat e veta lidhur me këtë platformë, por se e ka quajtur pafuqi të koalicionit.
Lexo edhe: Hoti ‘Platformën konsensuale’ të Veselit e quan pafuqi të koalicionit
-
Haradinaj lëshon takimin e thirrur nga Veseli
-
Veseli del me “platformë konsensuale dhe gjithëpërfshirëse e agjendës shtetërore”
-
Hoti ‘Platformën konsensuale’ të Veselit e quan pafuqi të koalicionit
-
Veseli del me “platformë konsensuale dhe gjithëpërfshirëse e agjendës shtetërore”
-
Haradinaj: Pranojmë konsulta me LDK-në, pa VV-në