14:40 - Përfaqësuesit e komunave serbe të Kosovës, pas një mbledhje që është mbajtur sot në veriun e Mitrovicës, kanë dalë me tri propozime.
Këto janë propozimet:
1. Nëse Prishtina nuk është e gatshme që për 3 javë të punojë në Asociacion, atëherë komunat vetë do të fillojnë krijimin e saj siç është paraparë me marrëveshje në Bruksel. Është e qartë se në këtë të punohet qartë pa pasur parasysh vendimet e gjykatës. Andaj nëse sillet Prishtina kështu, do ta konsiderojmë sikurse jo gatishmëri për formimin e Asociacionit.
2. Terrorin e së hënës kërkojmë që të dënohet e përgjegjësit, ministri i Brendshëm Flamur Sefaj, dhe drejtori i Policisë, Shpend Maxhuni, të japin dorëheqje.
3. Thirrje KFOR-it e EULEX-it të punojnë në sigurinë e serbëve sepse e kanë për obligim me mandat. Për çdo prishje të paqes do të konsiderohen përgjegjës.
Rakiq ultimatum Kosovës: Nëse s’e formoni Asociacionin, e formojmë vetë
13:47 - Lideri i Listës Serbe, Gpran Rakiq, ka thënë se e kanë njoftuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se “nëse Prishtina nuk e formon Asociacionin, atëherë më 20 prill do të formojmë atë vetë dhe kështu do të realizojmë marrëveshjen nga Brukseli”.
“Asociacioni nuk është kundër askujt por do të jetë shërbim për të gjithë banorët në Kosovë. Policia e rajonit Veri dhe KFOR-i duhet të sigurojnë paqe për të gjithë e të mos bien pre e provokimeve sepse ne jemi për paqe e dialog e nga kjo nuk heqim dorë. Askush nuk reagoi ndaj terrorit që përjetuam dhe porosia e Vuçiqit është që askush s’do të lejojë serbëve t’u ndodh diçka sepse ata s’do të lejojnë që serbët të përndiqen e ofendohen”, theksoi Rakiq.
Jevtiq: Qëllimi ynë është të ketë sa më shumë serbë në KeM
13:25 - Ministri për Pakica dhe Kthim, Dalibor Jevtiq, tha se si asnjëherë më parë, të gjithë serbët u bënë bashkë për këtë luftë demokratike.
“Qëllimi ynë është që në Kosovë e Metohi të ketë sa më shumë serbë”, tha ai.
“Ajo çfarë ndodhi të hënën në këtë vend ishte jo vetëm pikë që mbushi kupën e pakënaqësisë ndaj nesh por edhe pikë e cila na dërgoi një porosi të qartë se është koha që të gjithë serbët unanimisht pavarësisht dallimeve politike të luftojmë për dinjitet e paqe por edhe për faktin që serbë në Kosovë të ketë më shumë”, tha Jevtiq.
“Ne u tërhoqëm nga Qeveria dhe ky ishte vendimi i vetëm që mund ta sillnim momentalisht. Tani zëri ynë nuk do të dëgjohet më pak sepse do të kërkojmë përgjegjësi dhe atje tek ata. Deputetët tanë do të kërkojnë në secilën seancë përgjegjësi e unë ju bind se qysh nesër do të shkoj në takimin e Qeverisë që t’ua them këtë në fytyrë”, shtoi ai.
Iniciativa Qytetare e Ivanoviqit përkrah themelimin e Asociacionit
13:20 - Anëtarja e partisë së politikanit të ndjerë, Oliver Ivanoviq, tha se janë do duhej mbledhur të gjithë së bashku edhe kur u vra Oliver Ivanoviqi.
“Ai nga burgu apelonte që Asociacioni të formohej sa më parë dhe fliste për këtë. Fatkeqësisht ne nga GI në seancën e fundit bënim thirrje që situata e sigurisë të shqyrtohet në Kosovë sikur ta dinim që diçka e keqe po vjen. Por sot erdhëm me thirrjen e juaj të përkrahim idenë për të cilën e donte edhe lideri ynë, do të thotë Asociacionin. Qytetarët janë të gjithë të frikësuar. Sidoqoftë ne e dënojmë ngjarjen e së hënës dhe nuk do të lejojmë të gjithë së bashku të ndodh diçka e këtillë prapë. Presim të dëgjojmë nga presidenti Vuçiq se çfarë porosie ka dhe GI e përkrah formimin e Asociacionit”, tha ajo.
Popoviq: Asociacioni nuk është kërcënim, por nevojë për ne
13:06 - Kryetari i Komunës së Graçanicës, Sergjan Popoviq, tha se Asociacioni i komunave serbe nuk është kërcënim për askënd, por është nevojë për ne.
Simiq: Dëshirojmë paqe - do ta themelojmë AKS-në
13:03 – Igor Simiq nga Lista Serbe, tha se “ne dëshirojmë paqe”, ndërsa potencoi se do të themelojnë AKS-në pasi që pala shqiptare nuk është duke bërë asgjë.
Ministri serb i Kosovës thotë se nuk frikësohen – “do ta themelojmë Asociacionin”
13:00 - Ivan Todosijeviq, ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, ka thënë se kërcënimet me arrestim nuk do t’i frikësojnë serbët dhe do të vazhdojnë me themelimin e Asociacionit të komunave serbe.
Nis takimi i Listës Serbe për themelimin e AKS-së
12:55 - Ndonëse i thirrur për në orën 12:44, që simbolizon Rezolutën 1244 të OKB-së për Kosovën, takimi u vonua dhe nisi me rreth 10 minuta vonesë.
Në këtë takim po marrin pjesë përfaqësuesit serbë të komunave serbe të Kosovës, ku është paralajmëruar themelimi i Asociacionit të komunave serbe në Kosovë.
Qindra persona para objektit ku pritet të mbajë takimin Lista Serbe për Asociacionin
Në kohën kur po pritet të fillojë takimi i Listës Serbe me zyrtarë lokalë serbë të komunave me shumicë serbe të Kosovës, para objektit janë mbledhur me qindra persona.

Ky takim është thirrur për në orën 12:44 dhe, sipas zyrtarëve të Listës Serbe, përkon me 5 vjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes së Brukselit për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, raporton KTV.
Ata kanë thënë se në këtë takim do të formojnë Asociacionin, por që nga autoritetet e Kosovës janë kërcënuar me arrestim nëse veprojnë në këtë formë.