Arbëri

Shqipja do të zyrtarizohet me apo pa nënshkrimin e Ivanovit, thotë Ahmeti

 

Anipse presidenti i Maqedonisë, George Ivanov ka kërcënuar se nuk do ta nënshkruajë Ligjin për përdorimin e gjuhëve, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti pohoi se shqipja do të zyrtarizohet edhe pa nënshkrimin e tij.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në një deklaratë për televizionin publik tha se Ligji për përdorimin e gjuhëve, i miratuar nga Kuvendi i Maqedonisë, është një e arritur historike për shqiptarët dhe me këtë ligj është mbyllur një kapitull shumë i rëndësishëm i Marrëveshjes së Ohrit.