Arbëri

Ish – punëtorët e Fabrikës së Tubave padisin Qeverinë dhe AKP-në

Me një vendim të Gjykatës Kushtetuese në duar, për më shumë se 6 vjet, ish-punëtorët e Fabrikës së Tubave të Ferizajt u sollën poshtë e lartë institucioneve, por pa rezultat, raporton KTV.

Pasi qeveria dhe Agjencia Kosovare e Privatizimit nuk e ekzekutuan atë, tani punëtorët kanë ngritur kallëzim penal ndaj tyre për keqpërdorim të pozitës a autoritetit zyrtar.

Përfaqësuesi i punëtorëve ka cituar nenin 116 të Kushtetutës, që vendimet e Gjykatës Kushtetuese është obligativ për të gjithë.

Gjykata Kushtetuese, vendimin e kishte nxjerrë më 17 dhjetor të vitit 2010, me të cilin e bënte të detyrueshëm vendimin e Gjykatës Themelore të Ferizajt dhe për ekzekutues i caktonte AKP-në dhe Qeverinë e Kosovës.

912 ish-punëtorë të kësaj fabrike presin se do të marrin mbi 25 milionë euro kompensim për paga, nga koha kur ishin përjashtuar nga puna e deri në momentin e dorëzimit të kërkesëpadisë, 16 vjet më parë.