Që nga titulli e deri te shkronja e fundit, ligji aktual për të pagjeturit po konsiderohet si diskriminues për familjarët, raporton KTV.
Vetë përfaqësuesit e familjarëve të të pagjeturve kanë pasur kritika të shumta për komisionin për të pagjeturit si dhe gjithë liderët politikë në përgjithësi që këtë kategori, sipas tyre, e kanë lënë pas dore.
Për ta është e pafalshme sesi Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ua ka kushtëzuar të zgjedhin mes pensionit të pleqërisë ose pensionit që marrin si familjarë të të zhdukurve.
Familjarët kanë marrë garanci nga anëtarët e komisionit se do të jenë në tërë procesin e plotësim ndryshimit të ligjit për të pagjeturit.