Arbëri

Pesë vjet pas shitjes, publikohet pjesërisht kontrata për shitjen e KEDS-it

 

Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka bërë publike kontratën me investitorin “Limak-Çalik”, pesë vjet nga shitja e kompanisë për distribucion dhe furnizim të energjisë elektrike (KEDS). Megjithatë, publikimi i kësaj kontrate është i pjesshëm. Asaj i mungojnë disa shtojca, siç është marrëveshja e transferimit, ajo e arkëtimit, si dhe marrëveshja për shërbimet e përbashkëta, shkruan sot Koha Ditore.

Gazeta ka provuar që të marrë qëndrim nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, por ai nuk është përgjigjur në telefonatat e gazetës. Ndërsa shoqëria civile e ka kritikuar mospublikimin e plotë nga Ministria, duke thënë se nuk mund të ketë publikim të pjesshëm të kontratave.