Sa i përket Gjykatës Speciale, kryetari i Nismës, Fatmir Limaj thotë se kthimi i kësaj çështjeje në skenën politike ka qenë i çuditshëm.
Në mbledhjen e Këshillit të Nismës, Limaj ka thënë se shfuqizimi i Speciales është edhe më i dëmshëm se themelimi i saj.
Ai në fund ka theksuar se si parti nuk do të cenojnë interesin e shtetit për fate individuale.
“Qëndrimi ynë ka qenë i qartë. Ne nuk mund t’i themi jo drejtësisë. Ne kemi thënë Po nevojës së pastrimit të atyre dyshimeve. E dini se me çfarë presioni janë ballafaquar deputetët. Ne kemi thanë gjykatë joetnike. Ne kemi thënë duam drejtësi që vepron në bazë të provave. Askush s’na kanë dëgjuar. Kthimi i kësaj teme ka qenë i çuditshëm nga ata që kanë votuar. Ne e votojmë ndryshimin e kësaj gjykate. Iniciativa duhet të ketë adresë dhe mbështetje. Siç ka qenë më 2015, shumë ma shumë është e dëmshme shfuqizimi i saj. Nisma as nuk mundet me ndal dhe as ta shfuqizojë atë. Ne nuk e cenojmë interesin e shtetit për fate individuale”, ka thënë Limaj.
-
Limaj: Me PDK-në në një listë do të luftonim për vendin e parë
-
Limaj: Ata që kanë pasur mundësi ta shmangin krizën, janë sjellë papërgjegjshëm
-
Limaj pret nga Kushtetuesja të ndihmojë në krijimin e institucioneve
-
Limaj: S’po shoh mundësi të ndonjë ndryshimi sot
-
Limaj: S’jemi të interesuar për zgjidhje gjysmake, por qeveri të shumicës