Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prokurori Blakaj paraqet provat kundër Krasniqit

9:54 Prokurori Blakaj paraqet provat kundër Krasniqit

Prokurori i rastit Elez Blakaj, ka paraqitur provat kryesore kundër Shefqet Krasniqit.

Provat sipas prokurorit bazohen nga marrja e deklaratave të Nasere Ademit dhe Minire Heta. Sipas prokurorit, Nasere Ademi do të dëshmoj për vajzën e saj e cila pas dëgjimit të ligjëratave të imamit Krasniqi, në këtë rast të pandehurit, ka ndërruar sjelljen duke u mbyllur në dhomë me muaj të tërë dhe pastaj edhe ka udhëtuar për në zonën e konfliktit, raporton KTV.

Gjithashtu sipas prokurorit dëshmitarja tjetër Minire Heta ka paraqitur prova se si djali i saj pas dëgjimit të ligjëratave i është bashkuar luftës në Siri e Irak. I njëjti para se të nisej është konsultuar me Krasniqin për të marrë mendim.

Prokurori gjithashtu po i paraqet edhe shmangiet e tatimit për një raport kontrolli të Administratës Tatimore e cila bazohet në shumë raporte ku konfirmohet se subjekti afarist "Porta" e cila ka shmangur tatimin mbi 20 mijë euro.

Edhe Kronikë e KTV-së për procesin e sotëm gjyqësor ndaj imam Krasniqit Arbëri Kronikë e KTV-së për procesin e sotëm gjyqësor ndaj imam Krasniqit

“Ekspertizën financiare lidhur me këtë çështje do ta paraqesim”, tha ai.


9:36 Imam Krasniqi s’e pranon fajësinë, në seancë mungojnë dy dëshmitarë

Ka nisur shqyrtimi gjyqësor ndaj Shefqet Krasniqit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, raporton KTV .

Imam Shefqet Krasniqi nuk e ka pranuar fajësinë për tri veprat që akuzohet.

Sot kur pritej të dëshmonte Minire Heta dhe Nasere Ademi asnjëra nuk është e pranishme.

Që të dyja sipas gjykatësit Beqir Kalludra, nuk kanë pasur qasje në telefon dhe se sipas tij ende nuk e dimë a i kanë marrë ftesat me postë për të dëshmuar gjatë kësaj seance.

Edhe Shefqet Krasniqi thotë se nuk ndikoi në shkuarjet në Siri Arbëri Shefqet Krasniqi thotë se nuk ndikoi në shkuarjet në Siri

I pranishëm është vetëm një dëshmitar tjetër.

Krasniqi akuzohet për nxitje të urrejtjes, shmangie të tatimit me çka ka kryer vepër penale.