Arbëri

Edhe serbët kosovarë ëndërrojnë Perëndimin

Descriptive Text

Rruga drejt Parteshit kalon nëpërmes Gjilanit. Gjersa rrugët e këtij qyteti gumëzhijnë nga kalimtarët, nëpër rrugët e Komunës së re të Parteshit njerëzit mund të numërohen në gishtat e dorës.

Tre burra në moshë këtë të martë rrinin ulur në stolat para një dyqani të vogël, diku rreth 100 metra larg kishës ortodokse “Sveta Trojica”, shkruan sot Koha Ditore. Pesë të tjerë të moshës së mesme rrinin në këmbë e një djalosh 16-vjeçar dëgjonte çka flisnin, pa bërë vër me gojë.

Më mikpritës dhe i papërtueshëm për të folur ishte Zoran Vasiqi. Gjashtëdhjetedyvjeçari dukej pak më ndryshe nga të tjerët. Ai kishte një xhup modern e në kokë një republikë të zezë.

“Jeta këtu nuk është e keqe, por edhe e mirë jo. Me rëndësi ende askush nuk ka vdekur nga uria”, thotë Vasiq. Bashkëqytetarët e tij i reagojnë.

“Paj për ty Zoran e mirë është jeta se e ke pensionin e Zvicrës”, i thotë një burrë rreth të pesëdhjetave, që rrinte ulur në biçikletë.

Vasiqi ka lindur në Partesh, por për vite të tëra ka punuar në Zvicër. Tash e sa vjet jeton në vendlindje dhe thotë se kurrë nuk do të largohet. “Shpirtin e kam të qetë vetëm këtu”, thotë ai.

Në Zvicër ka fëmijët e tij, për të cilët thotë se vijnë vetëm gjatë pushimeve të verës...(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.