Arbëri

Pesë çështjet kontestuese të Serbisë me Kosovën, sipas Vuçiqit

 

Sarajevë, 16 mars – Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha në samitin e Sarajevës se midis Serbisë e Kosovës gjatë dhjetë ditëve të fundit kanë ndodhur pesë gjera të cilat dëshiron t’ua bëjë me dije, ani pse, siç është shprehur ai, nuk pret ndonjë reagim, transmeton Koha.net raportimin e medieve nga kryeqyteti boshnjak.

E para është nisma për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, që është në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit dhe të marrëveshjes sonë me NATO-n; pastaj Deklarata për ndërprerjen e dialogut midis Prishtinës e Beogradit, që u bë nga Prishtina dhe jo nga Beogradi; vjen pastaj kërkesa për marrjen, përkatësisht grabitjen e pronave të RSFJ-së, Serbisë, KA të Kosovës e Metohisë “edhe pse për këtë në Bruksel asnjëherë nuk kanë dashur të bisedojnë, pasi thonë se për këtë s’ka nevojë të bisedohet”, këtë e bëjnë, siç ka thënë Vuçiq, edhe pse Kosova nuk ka qenë asnjëherë pjesë e tregimit të Badinterit.