Në Sarajevë, ku sot u zhvillua samiti i kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, siç raportojnë mediet, gjatë darkës ka shpërthyer një përplasje midis kryeministrit të Kosovës dhe atij të Serbisë, Isa Mustafës e Aleksandar Vuçiqit.
Kryeministrat biseduan për mbledhjen e tretë koordinuese të donatorëve për nevojat dhe prioritetet e rajonit me vështrim të trendeve dhe të arritjeve në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm, reformat e sundimit publik të së drejtës, lirinë e shprehjes dhe sfidat e sigurisë.
Mediat serbe, siç transmeton KTV, njoftojnë se mbrëmë kryeministrat Mustafa dhe Vuçiq janë përplasur gjatë një darke joformale në një restorant në Sarajevë.
I pranishëm është edhe komisionari për Zgjerim, Johanes Hahnn, si dhe përfaqësuesi i Qeverisë italiane, që organizon samitin e ardhshëm të këtyre vendeve.
Vuçiq irritohet kur e kupton se Kosova në Sarajevë paraqitet si shtet
Gjatë takimit të kryeministrave në Samitin e Ballkanit Perëndimor, kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se shpreson që ky takim të mos jetë i gjatë pasi përsëri mund të ketë grindje dhe konflikt.
Në fillim të takimi ai ka kërkuar që mos të thirren të gjitha vendet e pranishme si të pavarura.
Ai shtoi se marrëdhëniet e tyre do të jenë të mira ‘nëse është fjala për ekonominë’.