Arbëri

Hahnn: Si samiti i Sarajevës, parapërgatije për BE-në

Në Sarajevë sot ka filluar takimi i kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë takim krahas nikoqirit, kryesuesit të Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Denis Zvizdiç, i cili mbajti fjalim përshëndetës, marrin pjesë kryeministrat e Shqipërisë Edi Rama, Maqedonisë Emil Dimitriev, Kosovës Isa Mustafa, Malit të Zi Dushko Markoviq dhe Serbisë Aleksandar Vuçiq, si dhe komisioneri për Politikë të Jashtme dhe Zgjerim Johanes Hahn dhe ministri i Punëve të Jashtme i Italisë, Anxhelino Alfano.

Komisioneri Johanes Hahnn ka theksuar se është mirë që kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor janë sot në Sarajevë dhe theksoi se ngjarje të këtilla edhe në të ardhmen duhet të mbahen në rajon që të përgatitet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.

Pritet që në pjesën tjetër të samitit tema kryesore e bisedimeve të jetë energjetika.