Arbëri

Europol: Shqipëria burimi kryesor i kanabisit bimor në Europë

 

“Shqipëria mbetet burimi kryesor i Kanabisit bimor të trafikuar në vendet e Bashkimit Europian”, thuhet në një raport të publikuar së fundi nga Agjensia Europiane për luftën kundër krimit, Europol.

Raporti vlerëson se kanabisi është droga më e përhapur që konsumohet në mënyrë të paligjshme në 28 vendet e Bashkimit Europian, raporton Zëri i Amerikës. “Në vitet e fundit, kanabisi bimor ka qenë gjithnjë e më popullor tek përdoruesit dhe është shoqëruar me një rritje të prodhimit", thuhet në raportin e Europol për vitin 2017.