Arbëri

Vuçiq e bën të qartë, BE nuk na pranon pa normalizuar raportet me Kosovën

 

Arangjellovac, 16 nëntor – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u tha sot gazetarëve në Arangjellovac se Bashkimi Europian nuk do ta lejojë Serbinë të bëhet anëtare e tij me të drejta të plota pa dokumentin juridik detyrues në fund të procesit për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, transmeton Koha.net raportimin e agjencisë serbe të lajmeve, B92.

“Duhet ta bëni normalizimin e gjendjes, siç thonë ata”, ka deklaruar presidenti serb Aleksandar Vuçiq, duke shtuar se “sido që të interpretohet kjo do të thotë se këtë e pret BE”.