Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kur Lumezi thoshte se s’e kishte të dhënë Provimin e Jurisprudencës

Në shtatorin e vitit 1999, ish-kryeadministratori i Kosovës, Bernard Kushner, krijoi Komisionin Këshillëdhënës Gjyqësor dhe Prokurorial të Kosovës, në përbërje të të cilit ishin 11 persona, 7 vendorë dhe 4 ndërkombëtarë.

Misioni i këtij komisioni ishte themelimi i Sistemit Prokurorial dhe Gjyqësor në Kosovë.

Riza Smaka, kryesues i tij, dhe anëtarët Adil Fetahu, Shaban Kajtazi, Tadej Rodiqi, Rexhep Murati, Ragip Halili dhe Bajram Krasniqi nisën punën e gjetjes së njerëzve adekuat në 7 regjione të Kosovës.

Bazuar në deklaratat e disa prej anëtarëve, më 1 janar të vitit 2000 nisën punën prokurorët dhe gjyqtarët e parë në Kosovë.

Kryetari i këtij Komisioni, Riza Smaka, thotë se konkurrent për prokuror në grupin e parë ishte edhe Aleksandër Lumezi.

Lumezi u refuzua pikërisht për provimin e jurisprudencës, jo që u dyshua për vërtetësi, por meqë vetë kishte deklaruar se nuk e kishte të dhënë atë.

Edhe Deputetët pro Lumezit për kryetar të Komisionit të Provimit të Jurisprudencës Arbëri Deputetët pro Lumezit për kryetar të Komisionit të Provimit të Jurisprudencës

Shaban Kajtazi ishte pjesë e këtij këshilli.

Ai përmend kushtet strikte që kishin vendosur për përzgjedhjen e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Thotë se nuk e mban mend rastin e Lumezit, sepse nuk ka qenë pjesë e grupit të tij për intervistim.

Vetë Lumezi në biografinë e tij thotë se u bë pjesë e sistemit prokurorial të Kosovës në shtatorin e vitit 2000.