Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, tha të premten se gjykatësit dhe prokurorët serbë nuk e kanë bërë betimin para presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, porse kanë dhënë deklaratë të veçantë dhe neutrale.
“Që të keni informacione të sakta: gjykatësit tanë nuk kanë bërë kurrfarë betimi, por kanë dhënë një deklaratë të veçantë, neutrale ndaj statusit. E vërteta është e rëndësishme”, tha Brnabiq.
Siç transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, Brnabiq ka reaguar ndaj një teksti të betimit që është shfaqur në mediat sociale.
Sipas këtij teksti, gjykatësit dhe prokurorët serbë, para presidentit Thaçi, kanë thënë: “Solemnisht deklaroj se gjatë shërbimit si gjykatës i Republikës së Kosovës, do t’i mbetem besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe do të kryej punën e gjykatësit me nder, përgjegjësi dhe në mënyrë të paanshme, duke respektuar rregullat e etikës profesionale”.
Në zyrën e presidentit të Kosovës, më 20 tetor, janë betuar 40 gjykatës dhe 13 prokurorë nga veriu i Kosovës.
-
Para kujt u dekretuan gjykatësit dhe prokurorët serbë?
-
Deputeti Sejdiu tregon se në çfarë kushte u bë betimi i gjyqtarëve serbë
-
Bërnabiq: Gjyqtarët u betuan para Thaçit, sepse “Kosova është krahinë e Serbisë”
-
Nesër pritet betimi e dekretimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë
-
Gjyqtarët dhe prokurorët serbë nuk u paraqitën për betim te Presidenti