Arbëri

Çitaku demanton sulmin e autobusit kosovar në Serbi

 

Ambasadorja e Kosovës në New York, Vlora Çitaku ka marrë një mësim të mirë. Ka kërkuar falje që ka shpërndarë një informatë të rreme se një autobus me kosovarë është sulmuar në Serbi.

“Sapo u informova se kompania ka mohuar se ka ndodhur një sulm. Me gjasë ishte një lajm i rremë. Kërkoj falje të sinqertë. Mediumi që raportoi lajmin nuk e ka kontaktuar kurrë kompaninë e autobusëve. Më vjen shumë keq sepse unë nuk kam dashur të ndaj një lajm të rremë dhe të shkaktoj panik. Ky është mësim i mirë për mua, dhe të gjithë ne duhet të shikojmë më shumë për burimin e informacionit. Lajmi i rremë është i rrezikshëm. Ai nxit konfuzion dhe pasiguri. Kërkoj falje. Duhet të verifikoj më shumë”, ka shkruar ajo në Facebook.