Arbëri

Jakshiq: Duhet një qasje e re në dialog

 

Rreziku nga forcimi i ndikimit rus në Ballkan e ka zgjuar Perëndimin, dhe kjo është prapavija e përpjekjeve perëndimore për të ringjallur procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, thotë Boshko Jakshiq, gazetar dhe komentues politik serb, me përvojë të gjatë raportimi nga zonat e konfliktit në Lindjen e Mesme, shkruan sot Koha Ditore.

Në një intervistë dhënë “Kohës Ditore”, pas pjesëmarrjes në debatin e organizuar javën e kaluar në kuadër të Forumit 2015 nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) rreth perspektivës së dialogut të Brukselit, Jakshiq flet pse ende nuk është reale të pritet që Serbia ta njohë Pavarësinë e Kosovës, si dhe çka, në fakt, mund të prodhojë i ashtuquajturi “dialog i brendshëm” rreth Kosovës, që u nis në Serbi nga presidenti Aleksandar Vuçiq.