Ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se të dyja shtetet kanë listë të gjatë të obligimeve të papërmbushura nga marrëveshjet e kaluara.
Derisa ka theksuar përgjegjësitë që palët i kanë për t’i përmbushur, ka thënë se për Kosovën është ta pranojë draftstatutin evropian.
“Fokusi tani duhet të jetë në përparimin e zbatimit të plotë të Marrëveshjes pa parakushte e vonesa. Përgjegjësitë e palëve janë të qarta: i takon Kosovës të nis procedurën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe ta pranojë draftstatutin evropian, dhe është në dorën e Serbisë të përmbushë obligimet e saj të shumta paralelisht, duke filluar nga njohja e simboleve të Kosovës, dokumentet dhe institucionet”, ka thënë Lajçak në një intervistë për median serbe Nova.
Lajçak beson se edhe Kurti e edhe Vuçiqi mund të marrin vendime mbi normalizimin e marrëdhënieve pasi siç ka dhënë ai, “të dy kanë mandate të fuqishme për të marrë vendime të vështira politike të cilat procesi i dialogut i kërkon pashmangshëm”.
Sipas tij, “kompromise dhe fleksibilitet nevojiten për të avancuar në normalizimin e marrëdhënieve, si dhe vizion strategjik”.
-
Lajçak: Kosova ta pranojë draftstatutin evropian për Asociacionin
-
Kurti i sugjeron Lajçakut që draftstatutin e Asociacionit ta çojë në Komisionin e Venecias
-
Konjufca: BE-ja po do me zor t’ia marrë kompetencat Kosovës për Asociacionin
-
Kurti: S’mund të gaboj me Asociacionin, Lajçak ta çojë draftin e tij në Komisionin e Venecias
-
BE-ja: Drafti i Lajçakut ka mbështetjen e vendeve anëtare, paralajmërimet e Kosovës të paqarta