Të enjten në vend do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit dhe verilindjes”, ka njoftuar IHK.
Sipas Institutit, këtë javë kushtet agrometeorologjike do të jenë të favorshme për fushën e bujqësisë, ndërsa kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të favorshme për një shtresë të popullsisë me sëmundje kronike.