Objekti i Institutit Bujqësor në “Ulpianë” të Prishtinës sërish është bërë çështje diskutimi mes ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e cila e ka pasur selinë në këtë objekt prej shumë vjetësh.
“I rikthyem mbi 600 metra katrorë në shërbim të titullarit; Ministrisë së Bujqësisë”, ka shkruar të premten ministri Peci. Kjo ka nxitur reagimin e menjëhershëm të AAK-së, e cila ka thënë se këto deklarata të Pecit janë pjesë e “manipulimit ordiner të tij për të krijuar përshtypjen sikur ato paskan qenë të uzurpuara nga dikush”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistri Peci ka shkruar tutje se shpreson në zbatimin e vendimit të tij të 22 gushtit 2023. Asokohe, Peci pati vendosur që një numër biznesesh të largohen nga një objekt në “Ulpianë”, që sipas tij, i takon Institutit të Bujqësisë.
“Mbetem optimist se instancat e sistemit të drejtësisë do të marrin një vendim meritor që objekti i Ministrisë dhe hapësirat për rreth saj të jenë në shfrytëzim dhe shërbim për titullarin dhe njëherit të mundësohet zbatimi i vendimit tim si Ministër, i marrë me datë 22.08.2023”, ka shkruar Peci në Facebook.
AAK-ja në reagimin që ka bërë ka thënë se ka kontratë me Ministrinë për një pjesë të objektit dhe se paguan qira mujore. Sipas kësaj partie, Peci po e ka për qëllim ta luftojë politikisht Aleancën.
AAK-ja ka shtuar se ka pranuar të paguajë qira mbi vlerën e tregut për objektin që e ka rinovuar vetë. Ka theksuar se në të nuk përfshihet bodrumi e kati i dytë.
“Nuk është hera e parë që Peci bënë manipulime të kësaj natyre me qëllim që ta luftojë politikisht Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, sepse edhe ashtu i kanë mbetur pak ditë aty ku është... Aleanca është në shtëpi të vet dhe aty do të qëndrojë pavarësisht a i pëlqen dikujt apo jo”, ka thënë AAK-ja ndërsa ka publikuar disa fotografi të hapësirës të cilën Peci e ka përmendur si dhe kopjen e kontratës së qirasë për shfrytëzim.
{gallery}
Për vendimin e Pecit vitin e kaluar pati reaguar edhe pronari i biznesit në atë objekt, Yll Bogaj. Ai pati thënë se familja e tij është pronare e ligjshme e pronës që i është dhënë me qira disa bizneseve. Bogaj është ish-asamblist i AAK-së.
https://www.koha.net/arberi/389878/qeveria-do-tia-katerfishoje-qirane-aak-se/