Arbëri

Gjenden zolla afër Manastirit në Banjskë, dyshohet se lidhen me sulmin e 24 shtatorit

Në afërsi të Manastirit të Banjskës në Zveçan janë gjetur pesë zolla.

Mjetet ushtarake dyshohet se i përkasin ngjarjeve të shtatorit të vitit të kaluar.

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera rreth rastit.

Më 24 shtator, një grup i armatosur serbësh organizuan sulm terrorist në Banjskë. Milan Radoiçiqi mori përgjegjësinë për sulmin terrorist, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Në aksionin pasues të Policisë së Kosovës, u vranë tre sulmues. Shumica e sulmuesve ikën. Pamjet kanë treguar qartë udhëheqjen e grupit nga Radoiçiqi. Ai ka pranuar përgjegjësinë, ndërsa në Serbi është liruar.