Arbëri

Kurti kërkon armëpushim të menjëhershëm në Gaza

Descriptive Text

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është bashkuar thirrjes së zëvendëspresidentes së SHBA-së, Kamala Harris për armëpushim të menjëhershëm në Gaza.

Ai ka kërkuar që edhe pengjet të lirohen dhe të shtohen ndihmat humanitare për civilët.

“Vdekjet dhe vuajtjet e civilëve në muajt pas sulmit terrorist të Hamasit janë një thirrje urgjente për veprim të shpejtë dhe vendimtar”, ka shkruar Kurti të martën në rrjetin social X.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë bërë thirrje që të ndërpriten sulmet e Izraelit ndaj civilëve në Gazë.