Arbëri

Gërvalla dhe homologu i saj turk flasin për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla është takuar me homologun turk, Hakan Fidan, në margjina të “Antalya Diplomacy Forum”.

Në këtë takim u diskutua mbështetja e Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, NATO dhe organizata tjera ndërkombëtare.

“Mbështetja e Turqisë ndaj Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, në NATO dhe organizata tjera ndërkombëtare, fuqizimi i bashkëpunimit në shkëmbime tregtare dhe investime strategjike, ishin temat kryesore të diskutimit në takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë Hakan Fidan, në margjinat e “Antalya Diplomacy Forum””, ka shkruar Gërvalla në Facebook.