Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka falënderuar homologun e saj turk për mbështetjen ndaj Kosovës.
Osmani ka takuar me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, pas pjesëmarrjes në Forumin Diplomatik në Antalia, e ka thënë se rikonfirmuan marrëdhëniet e mira ndërshtetërore.
“Faleminderit, President Erdoğan! Për miqësinë, për përkushtimin dhe për mbështetjen për Kosovën! Kënaqësi ta rikonfirmojmë punën tonë të përbashkët për thellimin e raporteve bilaterale dhe fuqizimin e lidhjeve ndërmjet vendeve dhe qytetarëve tanë!” shkroi Osmani në Facebook.
Osmani të premten në Forumin Diplomatik në Antalia ka thënë se Rusia nuk do të ndalet vetëm me luftën në Ukrainë, teksa ka alarmuar se Ballkani Perëndimor është ndër rajonet e rrezikuara. Ajo e ka quajtur Serbinë dorë të zgjatur të Rusisë për të destabilizuar rajonin.
Osmani ka bërë thirrje që të gjendjet një zgjidhje për përfundimin e luftës në Ukrainë. Sipas saj, po që se nuk përfundon me paqe, pasojat do të zgjerohen edhe në Ballkanin Perëndimor.