Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zelensky arrin në Tiranë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka arritur në Tiranë.

Zelensky është pritur në orët e vona të së martës në Rinas nga Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nder i madh për të pritur Presidentin Zelensky në Tiranë. Një moment kyç për nxitjen e lidhjeve dypalëshe dhe qëndrimin në solidaritet me Ukrainën në luftën e saj heroike kundër agresionit të Rusisë”, ka shkruar Hasani në platformën X.

 

Zelensky do të marrë pjesë të mërkurën në Samitin për Ukrainën, ku të pranishëm do të jenë edhe udhëheqësit e disa vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë presidenten Vjosa Osmani.

Takimi i tij i parë zyrtar do të jetë në Kryeministri nga ora 09:00, teksa pritja do të bëhet në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve nga kryeministri Edi Rama.