Arbëri

Zyra e BE-së: Të respektohet pavarësia e KPM-së

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka thënë se pavarësia e Komisionit të Pavarur të Mediave duhet në respektohet në çdo kohë.

Sipas kësaj zyre, çdo ndërhyrje e motivuar politikisht do të eliminohet dhe anëtarët e këtij komisioni duhet të jenë të lirë.

Në njoftimin e Zyrës së BE-së thuhet se Kosova duhet ta miratojë Ligjin për KPM-në përmes një procesi të hapur, të shpejtë dhe duke përfshirë shoqërinë civile e organizatat mediatike.

“Në një takim me Kryesuesin e Komisionit të Pavarur për Media (KPM), Shefi i Seksionit për Sundim të Ligjit dhe Juridik të PSBE-së theksoi se pavarësia e KPM-së do të respektohet në çdo kohë, se çdo ndërhyrje e motivuar politikisht do të eliminohet dhe se anëtarët e KPM-së duhet të jenë të lirë të ushtrojnë detyrat e tyre. Mbetet thelbësore që Kosova ta miratojë Ligjin për KPM-në në një proces të shpejtë, të hapur dhe transparent, me konsultime të duhura duke përfshirë shoqërinë civile dhe organizatat mediatike”, thuhet në njoftim.