Arbëri

Vdiq doktoresha Drita Mekuli

Descriptive Text

Ka vdekur në moshën 68-vjeçare doktoresha Drita Mekuli, ka njoftuar Oda e Mjekëve të Kosovës të enjten pasdite.

Mekuli përfundoi studimet për Mjekësi të Përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës më 1982. Në vitin 1990 e përfundoi specializimin në degën e Mjekësisë Interne në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, ndërsa subspecializimin për Mjekësi Interne-Endokrinologji e përfundoi në vitin 2018.

Mekuli ishte drejtoreshë e Klinikës së Endokrinologjisë në vitin 2017 dhe u shërbeu qytetarëve të Kosovës si specialiste e Endokrinologjisë për vite me radhë.

Oda e Mjekëve të Kosovës i ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të saj.