Policia e Prokuroria ka zhvilluar një aksion kundër veprimtarive të strukturave ilegale në rajonin e Pejës.
Sipas informatave të KOHËS aksioni është zhvilluar në fshatin Gorazhdec të Pejës dhe në Osjan të Istogut, fshatra këto të banuara kryesisht me serbë.
Para orës 14:00 Policia ka bërë të ditur se aksioni në disa prej lokacioneve ka përfunduar. Ata kanë bërë të ditur se gjatë këtij aksioni janë konfiskuar disa flamuj si dhe dokumente.
Në një lokacion është bërë e ditur se është gjetur një sesi e mishit.
Gjithashtu disa persona janë duke u intervistuar nga Policia në cilësinë e të dyshuarve.
Aksioni është duke vazhduar në fshatin Osjan.
Zhvillimin e akisonit e ka konfirmuar edhe Shkodran Nikqi, zëdhënës në Prokurorinë e Pejës.
"Po, Prokuroria së bashku me Policinë është duke zhvilluar një aksion. Për detajet do të ju informojmë me kohë", ka thënë ai.