A do të ndezë Putin së shpejti luftën e ardhshme në Evropë? Me këtë pyetje e nis gazeta e njohur gjermane, “Bild”, një shkrim mbi një luftë të mundshme në Ballkan.
Ekspertët e Ballkanit paralajmërojnë për zhvillimet në Serbi me presidenti Aleksandar Vuçiq në krye.
“Putini do të krijojë një fushëbetejë në tokën evropiane në Ballkan përpara zgjedhjeve evropian me ndihmën e presidentit serb”, ka thënë aktivistja evropiane Kati Schneeberger për “Bild”.
Me “fushëbetejë të mundshme” ajo nënkupton konflikt në Kosovë.
“Bild” bën kontrollin e krizës me ekspertin serb Jakov Devçiq, kreun e zyrës së Fondacionit Konrad Adenuar për Serbi dhe Mal të Zi, duke renditur disa fakte që sollën në përshkallëzimin e situatës së sigurisë në Ballkan.
Edhe
“Bild”: A po e nxit Putini luftën e ardhshme në Ballkan?
Shtator 2022: Sinjali i qartë: Në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ministrat e jashtëm të Serbisë dhe Rusisë nënshkruajnë një marrëveshje për bashkëpunimin e ardhshëm – gjashtë muaj pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës. Dhe: Serbia ende nuk po merr pjesë në sanksionet e BE-së kundër Rusisë.
Maj 2023: Aleksandar Vulin (ish-shefi i inteligjencës) dhe Ivica Daçiq (ministër i Jashtëm) përfaqësojnë Serbinë në konferencën e sigurisë në Moskë.
“Ka rryma të qarta pro-ruse në peizazhin politik serb. Të dy Vulin dhe Daçiq përfaqësojnë pozicione pro-ruse. Moska është e vetëdijshme se si ta irritojë Perëndimin politikisht”, thotë Devçiq.
Derisa Vulin dhe Daçiç ishin në Moskë, pati trazira serioze mes ushtarëve të KFOR-it (NATO) dhe serbëve të Kosovës në veri të Kosovës. U lënduan dhjetëra ushtarë të KFOR-it.
Shtator 2023: Tensionet përshkallëzohen kur 30 paraushtarakë serbë të armatosur rëndë sulmuan oficerët e policisë në veri të Kosovës. U vra një polic kosovar. Vuçiqi dislokon trupa në kufi – më kërcënues se sa ka qenë prej vitesh!
Milan Radojçiç merr përgjegjësinë për sulmin, ikën në Serbi, arrestohet, por lirohet pak kohë më vonë.
Edhe
Vuçiqi paralajmëron Evropën: Jemi në prag të një lufte më të madhe
“Hetimi është ende në vazhdim. Radoiçiqit iu ndalua të largohej nga vendi. Është e rëndësishme që BE dhe SHBA të vazhdojnë të kërkojnë një hetim gjithëpërfshirës për atë që ka ndodhur nga pala serbe”, tha Devçiq.
Tetor 2023: Në vend që të shkojë në samitin BE-Ballkan, Vuçiq udhëton në Kinë dhe takohet me Putinin atje – dhe nënshkruan një marrëveshje të tregtisë së lirë me Kinën në margjinat e samitit të Rrugës së Mëndafshit!
Janar 2024: Serbia shpall rifutjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Një mobilizim?
Një luftë e nxehtë është “më tepër e pamundur”, tha Devçiq, sepse “shumica e serbëve nuk duan ta njohin shtetin e Kosovës në asnjë formë, por gjithashtu nuk janë të gatshëm të hyjnë në luftë për të”.
“Situata në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi është shumë e brishtë. Pa më shumë prani perëndimore dhe rrjedhimisht gjermane në veri të Kosovës, nuk do të ketë paqe dhe siguri në Ballkanin Perëndimor”, tha Devçiq.
LEXO EDHE:
Edhe
Vuçiqi thotë se të gjithë po përgatiten për luftë