Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Policia bën thirrje: Vozitja në mjegull është e rrezikshme

Policia e Kosovës ka bërë thirrje për kujdes gjatë vozitjes, sidomos në prezencë të mjegullës ku zvogëlohet dukshmëria.

Në një njoftim në Facebook, Policia ka kërkuar që shpejtësia e lëvizjes të mbahet nën kontroll dhe të përdoren dritat e mjegullës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Përdorni dritat e mjegullës, nëse automjeti juaj i ka këto drita kjo ju ndihmon të ndriçohet rruga para jush dhe këto drita e bëjnë automjetin tuaj më të dukshëm për shoferët e tjerë. Mjegulla mund të krijojë një iluzion dhe t'i bëjë shoferët të mendojnë se po shkojnë më ngadalë seç janë, mbani vëmendjen, mos shpejtoni. Ngasja e automjetit me drita të gjata mund të reflektojë jashtë mjegullës dhe mund të kthehet në automjetin tuaj, e cila gjithashtu e bën të pamundur që shoferët e tjerë t'ju shohin. Mbani nën kontroll shpejtësinë e lëvizjes”, thuhet në njoftimin policor.

Autoritetet kanë theksuar se çdo vit, si pasojë e mjegullës në rrugë, shkaktohen aksidente të shumta.