Arbëri

Moti për javën e ardhshme në Kosovë

Descriptive Text

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e ardhshme do të fillojë me kushte të qëndrueshme meteorologjike, por ndryshimet fillojnë nga dita e enjte.

Sipas institutit, të hënën do të mbajë mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius.

Të martën do të mbajë mot kryesisht i vranët por me rritje të lehta të temperaturave maksimale. Mëngjesi parashihet të jetë me ngrica të dobëta. Nëpër lugina dhe në vende me lartësi parashihet mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius.

Ndërkaq të mërkurën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3gradë Celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius.

Të enjten do të jetë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, ndërsa në viset e larta reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-12gradë Celsius.

“Të premten parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu, në viset e larta fjolla bore. Në orët e para parashihet të ketë mjegull të lehtë deri të dendur. Temperaturat minimale do të ulën deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq vikendi parashihet me rënie të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-9m/s.