Arbëri

Shoqëria civile thotë se reforma në drejtësi ka mbetur në udhëkryq: Qeveria dështoi

FOTO: Driton Paçarada/KOHA
 

Koalicioni i organizatave jo-qeveritare (IKD, FOL dhe INPO), në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit, kanë mbajtur tryezën “Reforma në drejtësi”, duke kritikuar Qeverinë për të cilën thanë se reforma e nisur në drejtësi ka mbetur në udhëkryq.

Betim Musliu, nga IKD tha se është dëshpëruese që në këtë tryezë nuk po marrin përfaqësues të pushtetit, që sipas tij, nuk janë të gatshëm që të ballafaqohen me temat për reformat në sistemin e drejtësisë.