Arbëri

Ish-ministri i Jashtëm lirohet nga akuza për mosraportim të pasurisë

Skender Hyseni | Foto nga arkivi: Driton Paçarada
 

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj ish-ministrit të Jashtëm të Kosovës, Skender Hyseni, që akuzohej për mosraportim të pasurisë.

Hyseni akuzohej se në cilësi të Koordinatorit Shtetëror për Dialog në Zyrën e Kryeministrit, nuk e ka deklaruar veturën e tipit “Volkswagen”, në vlerë 13 mijë e 300 euro, në pronësi të bashkëshortes së tij, raporton “Betimi për Drejtësi”.