Arbëri

Kusari-Lila: Kurti s’bëri kompromis, në draftin e Asociacionit s’ka autonomi për serbët

 

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se kryeministri Albin Kurti dhe Qeveria nuk kanë bërë asnjë kompromis dhe se në draftin e Asociacionit të Komunave më shumicë serbe të propozuar nga ndërkombëtarët, nuk ka autonomi për serbët në Kosovë.

Edhe pse nuk ka pranuar të flasë për detaje dhe specifika për tekstin e draftit të Asociacionit, ajo ka thënë se me të nuk rrezikohet rendi kushtetues në Kosovë.