Arbëri

​Rreth 38 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara janë jashtë sistemit arsimor

 

Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara, Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar (FKAK) ka ngritur shqetësimin mbi gjendjen e kësaj kategorie për shkak të mosmiratimit të projektligjit për vlerësimin, njohjen e statutit, përfitimet dhe shërbimet për personat me aftësi të kufizuara.

Kërkesat e Forumit ishin që personave me aftësi të kufizuara t’iu garantohet shkollimi, të gëzojnë shërbime terapeutike, vend të sigurt pune, pasi ligji që garanton punësimin e tyre nuk po gjen zbatim.