Atleti kosovar, Erzen Zyberaj ka mbërritur në Tiranë nga Prishtina pas mbi 24 orësh vrapimi.
Lajmin e ka bërë të ditur faqja “Maraton Albania” në Facebook derisa ka publikuar një video ku shihet Zyberaj duke vrapuar me flamur në sheshin “Skënderbeu” në Tiranë.
“Mbërritja me suksese nga Skënderbeu i Prishtinës deri sheshin Skënderbe në Tiranë e maratonomakut Erzen Zyberaj. Jemi shumë të lumtur që morëm pjesë në mbylljen e kësaj gare”, thuhet në postim.
Ai është nisur nga sheshi "Skenderbeu" në Prishtinë të martën.