Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka uruar Shqipërinë në Ditën e saj të Pavarësisë.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, Stoltenbergu shkurtazi ka bërë thirrje për të festuar me aleatin e NATO-s.
“Bashkohuni me ne për të festuar me aleatin tonë Shqipërinë, Ditën e Pavarësisë”, ka shkruar ai.
Shqipëria të martën shënon 111-vjetorin e Pavarësisë.