Arbëri

Mojsiloviq takon Peachin: Respektojmë marrëveshjet, KFOR-i garantuesi i vetëm për serbët në Kosovë

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsiloviq, në një takim me të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach, ka thënë se ushtria serbe në vazhdimësi i përmbahet marrëveshjes ushtarako-teknike (Marrëveshja e Kumanovës) dhe se e njeh KFOR-in si të vetmin garantues të sigurisë për serbët në Kosovë.

Takimi është mbajtur me rastin e vizitës së Peachit në Serbi, teksa në të mori pjesë edhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Serbi, Edward Ferguson.

Gjatë takimit u njoftuar se është diskutuar për situatën aktuale të sigurisë në rajon dhe në botë, me theks te ajo në Kosovë, shkruan RTS.

Mojsiloviq theksoi se Forcat e Armatosura Serbe i përmbahen vazhdimisht Marrëveshjes Ushtarako-Teknike dhe në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe të gjitha marrëveshjet e nënshkruara.

Gjatë qëndrimit në Serbi, Peach u prit nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, si dhe pati takime të veçanta me kryeministren, Ana Bërnabiq dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq.