Arbëri

Trupi gjykues i përgjigjet Emmersonit: Halitjaha e dinte që ishte i dyshuar dhe se mund të merrte avokat

 

Në hapje të seancës, trupi gjykues i Gjykatës Speciale në rastin e ish-udhëheqësve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së i është përgjigjur vërejtjeve të mbrojtësit të Kadri Veselit, avokatit Ben Emmerson. Ky i fundit bëri vërejte të hënën lidhur me mundësinë e inkriminimit të dëshmitarit Sadik Halitjaha që përmendet në aktakuzë.

Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, tha se në bazë të shkresave të gjykatës figuron se dëshmitari Halitjaha është njoftuar mjaftueshëm nga Zyra e Prokurorit të Specializuar lidhur me të drejtat e tij.