Arbëri

Ligji për duhanin vazhdon të mos respektohet

 

Shumë qytetarë ankohen se nëpër biznese të gastronomisë po vazhdon të shkelet Ligji për Kontrollin e Duhanit. Këto shkelje, sipas tyre, janë rritur tash që qëndrimi në ambiente të jashtme është bërë më i vështirë shkaku i temperaturave të ulëta. E, sipas të dhënave zyrtare, gjatë 9 muajve të parë të vitit janë shqiptuar 587 gjoba në tërë vendin

Ligji për Kontrollin e Duhanit nuk po respektohet në bizneset e gastronomisë.

Qytetarë të intervistuar nga KOHA, të hënën, kanë thënë se cigaret ndizen lirshëm edhe në hapësira të mbyllura, sidomos tash kur ka rënie të temperaturave, për çka hapësirat e jashtme nuk shfrytëzohen shumë.