Arbëri

Zëvendësministri kritikon shefin e tij për menaxhimin e MPB-së

Foto: Koha
 

Nehat Mustafa, që shërben si zëvendësministër në MPB, ka kritikuar shefin e tij, ministrin Skender Hyseni për menaxhim të dobët të Ministrisë së Brendshme.

“Nuk kam se si të mos reagoj për mënyrën si po e menaxhon ministri këtë ministri sepse kurrë, asnjëherë, për 13 muaj nuk është mbledhur kabineti nga ana e ministrit. Kur flasim për inspektoratin policor, kohëve të fundit janë bërë disa lëvizje brenda por të cilat do të jenë negative. P.sh. për postin e drejtorëve të departamenteve në inspektoratin policor në konkursin e fundit është hequr si kriter përvoja menaxheriale që duhet të jetë së paku 4 vjet. Ky kriter vlen për secilin institucion. Pse është bërë kjo... dyshoj se është bërë me qëllim që të përgatiten persona të caktuar”, ka deklaruar Mustafa.